Foto ilustruese

Shi në zonat bregdetare, borë në male! Ja kur do rikthehen ditët me diell

27 Shkurt 2020, 07:17| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 07:34

  • Share

TIRANË- Për ditët me diell nuk do të duhet të prisni shumë! Shiu i dendur i cili "pushtoi" të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t'ia lënë vendin kthjellimeve. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Sai përket kontinentit, Europa Jugore paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët mbetet mbizotërues. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit VIJON me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?