Kreu i FIFA-s Infantino dhe Armand Duka

‘Shi’ milionash nga FIFA, rritet buxheti i FSHF-së për futbollin shqiptar

16 Shkurt 2023, 11:56
  • Share

FIFA ka miratuar Raportin Vjetor të Buxhetit për 2022, teksa për katër vitet e ardhshme do ketë një rritje të buxhetit për çdo federatë që është nën ombrellën e organizmit ndërkombëtar të futbollit. Thënë kjo, edhe Federata Shqiptare e Futbollit do ketë një fond më të lartë për projektet zhvillimore në Shqipëri.

Deri në vitin 2026, FIFA pritet të shpërndajë gati 8 milionë dollarë për çdo federatë. Rritja e buxhetit vjen pas të ardhurave më të shumta në vitet e fundit. Sipas raportit të miratuar nga FIFA, nga 2019-2022 janë arkëtuar 7.6 miliardë dollarë, ndërsa për katër vitet në vijim shuma pritet të jetë 11 miliardë euro.

Kjo rritje me 29 përqind e të ardhurave të FIFA ka bërë që për çdo federatë futbolli të ketë 2 milionë dollarë më shumë ndihmë nga FIFA. Prioritetet nga FIFA janë në fushën e infrastrukturës, të tilla si fusha futbolli, qëndra teknike, fusha stërvitje, seli apo edhe investim në stadiume. Në këtë ndihmë përfshihet futbolli i fëmijëve dhe ai i femrave. Nga 6 milionë dollarë ndihmë që FIFA akordonte për çdo federatë në 4 vite, shuma shkon në 8 milionë dollarë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?