Foto ilustruese

Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit e tyre nga 2 deri në 13 vjeç për të lypur, vihen nën hetim 11 persona në Durrës

30 Qershor 2023, 13:20| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 13:26

  • Share

11 persona janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, nën akuzën e shfryëzimit të të fëmijëve dhe nipërve të tyre nga 2-13 vjeç për të lypur tek qytetarë të ndryshëm. 

Nën hetim janë vënë Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet dhe kontrollet kundër kësaj paligjshmërie.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?