Foto ilustruese

Shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion, tutorja shqiptare mohon akuzat: Paratë e përmendura në mesazhe ishin për një borxh

19 Janar, 22:02| Përditesimi: 19 Janar, 22:07

  • Share

31-vjeçarja shqiptare Lorela Kapaj e arrestuar në Greqi ka mohuar akuzat se shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion.

Para hetuesve ka thënë se ajo jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar vajzat, por është përpjekur që të largojë nga rrjeti i prostitucionit bashëkatdhetaren e saj e cila është 17-vjeç.

Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, ka deklaruar 31-vjeçarja.

“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për unazën. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t’i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të largohej. Ajo nuk mund të dëgjonte asgjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi 31-vjeçarja, siç raportojnë mediet greke.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?