Foto ilustruese

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë! Gjente klientët në rrjete sociale dhe i orientonte nëpër hotele  

24 Shtator 2023, 10:11| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 10:15

  • Share

Fenomeni i prostitucionit në vendin tonë ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe së fundmi është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza të moshave 18-25 vjeçe për prostitucion.

Pas disa pamjeve filmike të publikuara për një rast shfrytëzimi prostitucioni Policia Tiranë, ka identifikuar dhe ka vënë para përgjegjësisë ligjore personat në video.

Për rrjedhojë, u arrestua për shfrytëzim prostitucioni B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. A., 22 vjeçe.

I riu i arrestuar dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza të moshave 18-25 vjeçe dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës.

19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARTJON SKENDERAJ: 24/09/2023 22:16

    Ky i conte me zor apo u siguronte mbrojtje? E cuditeshme eshte me kete vend. Pastaj ju nuk eshte se jeni kundra prostitucionit! Po te ishit nuk do kerkonit bordello? Thjesht doni qe keto goca te paguajne taksat dhe te ruhen nga shteti, jo nga ky cuni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?