Shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten, arrestohet i riu në Tiranë! Në pranga edhe një 70-vjeçar, gjente klientët dhe vinte në dispozicion shtëpinë e tij

19 Dhjetor 2021, 09:39| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 12:45

  • Share

Përveç dhunës ndaj bashkëshortes së tij 27-vjeçare, Vilson Gjata e shfrytëzonte atë edhe për përfitime të tjera të paligjshme, për prostitucion. Bashkëshortja e tij u detyrua që për një kohë të gjatë të prostituonte, ndërsa fitimet nga aktiviteti ndaheshin mes bashkëshortit të saj dhe një tjetër personi. 26-vjeçari krijoi një skemë të mirëmenduar për shfrytëzimin e të resë, ndërsa në të u përfshi edhe Petrit Osmanllari, 70 vjeç.

I moshuari i kishte vënë në dispozicion ambientet e banesës së tij për aktivitetin si dhe siguronte klientët për zhvillimin e prostitucionit. Policia ka arrestuar Vilson Gjatën dhe Petrit Osmanllarin, pas hetimeve që kanë zgjatur për disa muaj, deri në dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Përmes provave të dokumentuara u zhvillua operacioni “Exploitation”, ndërsa të dy akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, plagosja të lehtë me dashje dhe dhuna në familje. Policia ka dyshime se pjesë e kësaj skeme janë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikim dhe verifikim të plotë. Materialet tashmë janë në duartë e organit të akuzës, i cili do të vijoj me tej me veprimet hetimore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2021 02:04

    Ku ka perfunduar shoqeria shqiptare?!Nje burre qe rreh dhe prostituon gruan.Nje grua qe pranon te keqtrajtohet e te shese trupin ne heshtje,pa asnje reagim,pa kerkuar ndihme;ne mes hyn dhe nje plak maskara 70 vjec,qe nuk dihet c'lidhje ka me ciftin,por qe ofron banesen e tij si /shtepi publike/ dhe gjen dhe klientele.Bete shume mire qe ua dhate emrat e plote maskarenjve,t'i njohin te gjithe,por do ishte mire te hetonit te kaluaren e atij cjapit plak.I bie qe kur filloi demokracia te kete qene rreth te 40-ve.Kushedi c'ka bere qe atehere,ndoshta dhe me pare!Tipa te tille nuk behen te poshter brenda nates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?