Foto ilustruese

Shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion, dënohen tre shqiptarët në Itali! Të dënuar edhe në 2015 (EMRAT)

12 Janar 2023, 12:26| Përditesimi: 12 Janar 2023, 12:30

  • Share

ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në pranga pasi shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane këta persona kishin krijuar një organizatë së bashku me nj rumune.

Vëllezërit Eduart dhe Edmond Gjini, i konsideruar si drejtues i bandës dhe vëllai i tij do të vuajnë dënimin prej 4 vitesh burg. Ndërkohë që kushëriri i tij Petrit Gjini është dënuar me 5 vite e katër muaj, së bashku me një rumune të identifikuar si Giorgianna Caprau.

Në krye ishte Edmond Gjini, për më shumë se një dekadë, në rajonin e Venetos në Itali.

Të përfshirë në aktivitetin kriminal ishte edhe një shtetase rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e një vëllait tjetër të familjes Gjini, Anton, dhe dy italianë, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.

Dy vëllezërit Gjini kanë qenë të arrestuar edhe njëherë në vitin 2015 për të njëjtën vepër penale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?