Foto ilustruese

Shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur, nën hetim 2 nënat në Fier

7 Korrik 2023, 11:38| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 12:01

  • Share

FIER- Dy nëna në Fier janë vënën nën hetim nga policia, pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur.

Gratë të moshave 36 dhe 27 vjeç u konstatuan nga policia e  Fierit në zona të ndryshme teksa kishin nxjerrë fëmijët e tyre për të lypur. Fëmijët e mitur i përkojnë moshave 8 dhe 11 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Fierit apelon për prindërit dhe për qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të të miturit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 07/07/2023 11:56

    Duhet te marin masa per te gjithe ata qe nxjerin femijet per te lypur madje shteti duhet tjua mare femijet dhe ti mbaje ne qendra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?