Foto ilustruese

EMRI/ Shfrytëzoi për prostitucion një grua në banesën e tij në Fier, arrestohet 61-vjeçari

29 Prill 2022, 14:25| Përditesimi: 29 Prill 2022, 15:29

  • Share

Një 61-vjeçar i identifikuar si Agron Myrdini është arrestuar nga policia e Fierit pasi u konstatua se shfrytëzonte për prostitucion një 35-vjeçare.

Agron Myrdini, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Çarli’, pas disa ditësh vëzhgim, për veprat penale, "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Përshtatja e ambienteve për prostitucion". 61-vjeçari, banues në Fier, rezulton i dënuar më parë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit së Agron Myrdinit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?