Shfrytëzimi pa kriter i inerteve po shemb urën mbi lumin Fan, rrezik për jetët e banorëve! Kamionët në Rrugën e Kombit po shkaktojnë aksidente

29 Prill 2022, 11:28| Përditesimi: 29 Prill 2022, 15:39

  • Share

Shfrytëzimi pa kriter i inerteve ka dëmtuar këmbët e urës së Rubikut mbi lumin Fan e cila i shërben qytetit dhe fshatrave përreth për tu lidhur me Rrugën e Kombit.

E ndërtuar në vitin 1987, këmbët e urës automobilistike kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar, ç'ka ka ngritur alarmin e banorëve të zonës.

 “Siç e shihni dhe vetë, kjo ka disa vite që është në gjendje të degraduar. Kjo ka ardhur nga shfrytëzimi pa kriter i lumit. Kjo urë duhet të ri konstruktohet menjëherë. Ka rrezik”, tha një banor.

“Ura e Rubikut është aq problem, sa boll jemi në vështirësi, nëse do të shembet dhe kjo urë do të duhet të arratisemi nga këto. Frikë kam të kalojë.”, u shpreh një prej banorëve.

I kontaktuar në telefon nga Report TV, drejtuesi i IKMT në Lezhë, Flori Gjini tha se "ne basenet e lumit Fan dhe Mat kane leje shfrytëzimi për inerte 3 subjekte, përkatësisht Bardh Construction", "Salillari shpk" dhe A.N.K Construcsion".

"Është përgjegjësi e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të kontrollojë zbatueshmërinë e kritereve nga këto kompani. Ndërsa për subjektet që nuk kanë leje shfrytëzimi dhe marrin inerte në mënyre te paligjshme janë vendosur 4 masa administrative e janë çuar  për ndjekje penale", tha Gjini.

Një tjetër problematikë janë kamionët të cilët dalin në rrugë me inerte pa pastruar gomat, duke u bërë shkak për aksidente sidomos në segmentin Rubik-Rrëshen.

Institucione si Policia e Shtetit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati i Mjedisit dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore duhet të marrin masa të menjëhershme për të kontrolluar shfrytëzimin e basenit të lumenjve dhe lëvizjen e kamionëve në rrugën nacionale.

Ora 12:52
Inertet 'mbulojnë' Rrugën e Kombit, hidhen nga mjetet që marrin zhavorr në lum, kthehen në burim aksidentesh

 

3 persona mbeten të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes, në afërsi të Rubikut, por fatmirësisht 3 personat morën lëndime te lehta. Shkak për aksidentin u bë pranie e zhavorrit dhe baltës në rrugë që derdhet nga mjetet e tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Fan. Kjo situatë është e vazhdueshme dhe prani inertesh ka në një gjatësi të konsiderueshme të këtij segmenti rrugor, duke u kthyer në burim aksidentesh. Mjetet e kompanive të ndryshme punojnë pa u shqetësuar nga askush, duke ndotur Rrugën e Kombit. Në këto kushte lëvizja e drejtuesve të automjeteve në këtë segment është mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 29/04/2022 12:56

    Te GJOBITET SALILLARI.....

    Përgjigju
  • fran: 29/04/2022 12:52

    O Zot a ka shtet, po pushtet lokal po shkaterohen te gjitha urat, ku i keni syte apo po vidhni vet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?