Shfaqja ‘Nuse vetëm për letra’ mbush skenën e teatrit në Korçë! Artdashësit shijojnë komedinë

23 Prill 2023, 16:12| Përditesimi: 23 Prill 2023, 16:15

  • Share

Artdashësit e Korçës kanë ndjekur me interes komedine “Një nuse për letra” të vëne në skenë nga regjisori Leka Bungo. Interpretuar nga aktore të mirënjohur por edhe të rinj, në komedi trajtohen ngjarje reale

“Një nuse vetëm për letra” - komedia e regjisorit Leka Bungo është venë në skenen në Teatrin e Korçës.

Në rolet kryesore aktorët e mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita, Astrit Hasani, Blerta Belliu e krah tyre edhe aktorët e rinj të talentuar ku Juxhin Plovishti vinte me rol kryesor, si edhe aktorët Franc Bregu, Kristi Baçe e Besfort Berberi. 

Në komedi  trajtohen  ngjarje reale, të ndërtuar mbi karaktere tepër të veçanta, sa komike e deri diku edhe të çuditshme.

Në qendër të veprës ishte një familje, e cila për vite me rradhë, shfrytëzonte martesa fiktive për të siguruar të ardhura, ndërsa personazhet e tjetë, paguanin për të siguruar letra në mënyrë që të mund të qëndronin në SHBA

Ky projekt i regjisorit Leka Bungo është mirëpritur në Korçë ndërsa dinamika e ngjarjeve e përcjellë mjeshtërisht me notat e humorit, mbajti mbërthyer publikun artdashës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?