Shfaqja e turpshme në Bylis-Tirana: Ja foto që po bën xhiron e rrjetit dhe po njollos imazhin e futbollit shqiptar

2 Korrik 2020, 20:49| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 20:53

  • Share

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë filluar në mënyrën më skandaloze të mundshme. Sfida e parë mes Bylisit dhe Tiranës ishte një shfaqe që konkurronte dhe shfaqjet teatrale, pasi ishte një ndeshje ku vetëm futboll nuk u zhvillua.

45 minutat e dyta lanë një shije të hidhur, duke vërtetuar edhe njëherë se fenomeni i tolerimit të ndeshjeve në Shqipëri vijon të mbetet prezent dhe kryhet në sy të të gjithëve pa u trembur nga askush.

Dhe kjo u vërtetua në ndeshjen e sotme ku mjafton të shohësh mënyrën se si skuadra e Tiranës pësoi golat dhe nuk ka nevojë më për koment.

Por, ajo që shtoi dyshimet dhe më pas u vërtetua ishte një foto nga një kompani basti që po qarkullon në rrjete sociale.

Aty vihet re se pas përfundimit të pjesës së parë ku Tirana po kryesonte me rezultatin 0-1, koefiçenti i fitores 2.35, ndërsa fitorja e Bylist në pjesën e dytë kishte një koefiçent 1.56 edhe pse ndodhej në disavantazh.

Kjo foto më poshtë vërteton qartë se me çfarë lloj serioziteti kemi të bëjmë dhe se si ndeshjet trukohen lehtësisht. (TemA)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?