Bota

Shfaqja e jashtëzakonshme e balerinës spanjolle, kërcen tango 10 metra nën ujë (VIDEO)

15 Prill 2021, 13:43| Përditesimi: 15 Prill 2021, 14:20

  • Share

Balerina spanjolle Ariadna Hafezka performuar dhjetë metra nën ujë, nën ritmet e muzikës ka ofruar një shfaqje unike tangoje.

Videoja tre minutëshe, e xhiruar natën dhe me titull “Tang’O” tashmë ka siguruar me miliona shikime në rrjetet sociale.

Koreografja dhe balerina spanjolle interpretoi nën ujë për ‘Tang’O’, një film i shkurtër që zgjat  tre minuta i drejtuar dhe prodhuar nga francezi Bastien Soleil.

“Gjatë këtyre 3 minutave unë do të dëshiroja që shikuesi të transportohej shumë larg rutinës së përditshme, në një botë ëndërruese, magjepsëse “ tha Soleil.

Për realizimin e këtij klipi u deshën zhytës profesionistë dhe çdo skenë u xhirua dhjetë metra nën sipërfaqe, ku balerina dhe kameramani u zhytën 120 herë për të përfunduar xhirimet e plota dhe për të dhuruar këto pamje.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?