Shfaqja e Argitës në Kuvendin e foltores, reagon gazetarja: Je Non Grata! S’na përfaqësoni ju që keni përfituar nga privilegjet e babait

2 Dhjetor 2023, 14:31| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 14:37

  • Share

Prania e Argita Berishës në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.

Një reagim kritik lidhur me fjalimin e Argitës ka ardhur edhe nga gazetarja, Desada Metaj e cila ndër vite njihet si mbështetëse e opozitës.

Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, Metaj shkruan se Argita Berisha nuk përfaqëson brezin e ri pasi gjithmonë ka përfituar nga privilegjet e babait të saj. Në fund reagimin e saj, Argita e shoqëron me hashtagun “je non grata”.

“Një nga shëmtitë e politikës shqiptare është përdorja që i bëhet familjarëve me akuza personale për fëmijët dhe bashkëshortët. Por më e shëmtuar qënka kur dëgjon fëmijët e politikanëve kur të shiten si përfaqësues të brezit.

Ah jo, nuk na përfaqësoni ju që keni përfituar nga priviligjet e baballarëve. Ju bëni mirë të shijoni çkeni përfituar në heshtje. Përndryshe, kur dilni dhe u kërkoni 50-60 vjeçarëve të ndryshojnë Shqipërinë që fëmijët tuaj të jetojnë të lumtur, dukeni që keni dhe probleme në formim.

Sepse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit që ndryshimi të vijë nga të moshuarit. Ndryshimin e sjell rinia, studentët. Ndaj mblidhni mendjen dhe pajtohuni me fatin. Nuk jeni brezi i djegur, jeni fëmijët e baballarëve që mbajnë përgjegjësi për djegien e shpresës për ne… e fatkeqësisht me gjasë dhe për fëmijët tanë! #jenongrata", shkruan Desada Metaj.


Lajmi kryesor:

VIDEO+Foto/ Berisha si Enver Hoxha, votëbesohet me 93.8% të votave në Kuvendin ‘familjar’ me karrige bosh! E braktis grupi i Bardhit e delegatët! Krah tij e bija, Argita


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?