Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës, kryebashkiaku i Nju Jorkut mbështet bizneset e vogla të shqiptarëve

8 Shkurt 2022, 09:38| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 09:39

  • Share

Me simbolin e shqiponjës është fotografuar kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Momenti i veçantë është fiksuar nga kamera e shqiptarit të Malit të Zi, Mark Gjonaj, i cili e ka falënderuar Adams për mbështetjen e tij ndaj bizneseve të vogla.

Duket se kryebashkiaku ka vizituar një biznes të një shqiptari në Nju Jork, pasi shihet teksa bën shqiponjën në një lokal.

Gjonaj është një figurë mjaft aktive politike në Nju Jork. Ai ka qenë dhe ish-anëtari i Komitetit të bizneseve të vogla.

“Faleminderit Eric Adams për mbështetjen për bizneset e vogla!”, shkruan ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?