Shfaqet dokumentari Tashko-Koço, një love story shqiptar! Historia prekëse e dy artistëve të mëdhenj të viteve ’30-‘40

30 Tetor 2023, 16:50| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 16:56

  • Share

Në dokumentar zbulohen letrat e dashurisë duke u mbështetur në korrespondencat, të cilat i ka ruajtur me nostalgji djali i tyre Eno Koço.

Me skenar të Angjelina Papalilos dhe regji të Ylli Pepos, dokumentari synon të zbulojë më së shumti figurën e bashkëshortit të Tefta Tashkos, baritonit Kristaq Koço.

“Ishte bariton i jashtëzakonshëm dhe fillimisht për të më ka treguar nëna ime, jam emocionuar”, tha skenaristja Papalilo.

Ndërsa regjisori Pepo thekson se “Tefta dhe Kristaqi kanë qenë planet në vete në panteonin e artit. Teftën e kanë kërkuar të këndojë në New York dhe nuk ka pranuar. Ky fakt zbulohet për herë të parë në dokumentar”.

Po kështu në dokumentar vjen rrëfimi emocional i dirigjentit Eno Koço, që mbeti jetim në moshën 6 vjeçare. 

Prekëse është skena e fundit, ku nëpërmjet kujtimeve të Sokarat Saracit vjen e rrëfyer vdekja e Tefta Tashkos e mbas dy viteve, e Kristaq Koços i cili nuk e përballoi humbjen e dashurisë së jetës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?