Kultura

Shfaqet dokumentari ‘Apolonia, perënditë kishin të drejtë’ (VIDEO)

1 Korrik 2021, 18:47| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 18:59

  • Share

"Apolonia, perënditë kishin të drejtë" ishte filmi dokumentar që mbylli edicionin e Festivalit të filmit Arkeologjik, mbrëmjen e së mërkurës në qytetin antik. I pranishëm Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Rey, arkeologut te njohur francez, që hodhi drite me zbulimet e rëndësishme ne Apoloni.

"Ardhja ime këtu gjithnjë më krijon emocione shumë të forta, pasi babai im ka vënë kazmën e parë për zbulimin e vendeve arkeologjike në Shqipëri", tha Gabriel Rey.

"Apollonia, perënditë kishin të drejtë" është një film-homazh për arkeologun Leon Rey.

"Në praninë e shumë miqve dhe dashamirësve u kthyem pas në kohë, nën gjurmët e arkeologut francez Leon Rey dhe kujtimeve të tij", tha ambasadorja franceze.

Festivali i Filmit Arkeologjik u zhvillua në disa vende historike përgjatë dy javëve, 16-30 qershor, me filma dhe dokumentarë prodhuar nga "Argjiro" dhe financuar nga BE. Këto dokumentarë sollën dëshmi të historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?