Armando Broja

Shëtitje në rrugët e Londrës, Armando Broja prezanton të dashurën (FOTO)

24 Tetor 2023, 15:58
  • Share

Armando Broja vijon të jetë i dëmtuar dhe në fazën e rikuperimit te Chelsea. Ylli i Kombëtares duket se ka më shumë kohë të lirë, teksa mediet në ishull tregojnë se Broja është në një lidhje me britaniken Jade Wills.

Në një foto të publikuar në mediet sociale, sulmuesi 22-vjeçar duket së bashku me të dashurën në rrugët e Londrës. Suksesi që ka në fushë e ka vendosur shqiptarin në vëmendjen e medieve, teksa gjatë gjithë kohës është në vëzhgim edhe për jetën e tij private.

Jade Wills dhe Broja

Kujtojmë se Broja ishte i ftuar me Kombëtaren për ndeshjen kundër Çekisë, teksa një lëndim dhe dhimbja në gju detyruan futbollistin të rikthehej në Londër.

Edhe në fundjavë sulmuesi mungoi për Chelsea, teksa gjeti "shërim" në krahët e së dashurës.

Postimi i Jade

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?