Sheshi kryesor i Dropullit do mbajë emrin e ish kryeministrit grek, Rama kërkesë ndaj Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë bustin e babait tënd

22 Dhjetor 2022, 13:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 14:58

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.

Ai nuk kursu batutat teksa i kërkoi Mitsotakis të jepte fjalën se do merrte pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të Dropullit, ku në përvjetorin e vdekjes së Konstandin Mitsotakis do të vendosej edhe busti i këtij të fundit.

“Tani edhe një shtesë, do dëshiroj që ktu para jush kryeministri t’u japë fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë ne kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen, Kiriako duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se si mik mund të vijë sa të dojë po nëse nuk do jetë kryeministër, bust nuk ka.

Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar sheshin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mitsotakis viziton minoritetin grek në Shqipëri: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?