Sherri te pika karburanti në Lezhë, Report Tv siguron videon, momenti kur dy punonjësit godasin me shkop shqiptarin nga Kosova

6 Gusht 2023, 18:15| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 18:17

  • Share

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur dy punonjësit kanë goditur me shkop bejsbolli shqiptarin nga Kosova pas sherrit te pika e karburantit në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale. Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme  në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.


Lajmi kryesor:

Sherri te pika e karburantit në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari dhe dy punëtorët! Shqiptari nga Kosova në gjendje të dehur, tentoi t’i përplasë me makinë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?