Tifozët e Besiktas në 'Air Albania'

Sherri në tribunën e ‘Air Albania’ që spostoi ndeshjen, Besiktas dënohet nga UEFA

9 Gusht 2023, 09:18| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 09:28

  • Share

Besiktas është dënuar me 40 mijë euro gjobë për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në tribunën e Air Albania në ndeshjen kundër Tiranës. Klubi turk për sherrin e tifozërive është dënuar edhe me një ndeshje pa spektatorë në transfertë, por ky dënim është lënë pezull dhe hyn në fuqi në rast se përsëritet në dy vitet e fundit.

Sakaq nga dy ndeshje pezull për futbollistin Musuaku, i cili u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër, UEFA e ka ulur me një. Për pasojë Musuaku do jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit kundër Nefçi Baku në Conference League.

Sa i takon sherrit në tribuna mes tifozërive në ditët në vijim pritet të mësohet edhe dënimi për Tiranën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?