Sherri në Kuvend për Kosovën, Vangjeli në ‘Kontrast’: Saherë ka pasur temperaturë në Tiranë, Berisha ka teshtirë edhe në Prishtinë

5 Tetor 2023, 19:34| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 20:25

  • Share

 

Analisti Lorenc Vangjeli e sheh si ‘dembelizëm’ procesin e tejzgjatur të parlamentit të Shqipërisë për të miratuar rezolutën kundër Serbisë dhe në mbështetje për Kosovën. Në emisionin 'Kontrast' Vangjeli bën edhe një koment sarkastik lidhur me mospajtimin e mazhorancës dhe opozitës lidhur me këtë çështje, ku thotë se Berisha e përdor Kosovën për qëllime politike.

“Asnjë nuk do ta legjitimonte Kosovën si një mollë sherri për politikë në Tiranë. Ka ndodhur gjithmonë, fatkeqësisht ndodhi edhe kësaj here. Parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën më 28 shtator, ndërkohë që ky i yni mendohet se në rastin më të mirë mendohet të vonohet edhe 2 javë të tjera. Sepse politika shqiptare edhe në këtë rast është në gabim. Nuk ja vlen të thjesht se kush e ka fajin, por sa herë që ka pasur temperaturë Saliu në Tiranë ka teshtirë edhe për Prishtinën. Dhe kjo është e padiskutuar.”

 


Lajmi kryesor:

Arben Pëllumbi në 'Kontrast': Kosova gjysma e kombit, qeveria ka treguar se është në krah të saj! Drafti final i rezolutës, drejt përfundimit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?