Sherri në Kategorinë e Dytë të futbollit, Shkumbini humb ndeshjen në tavolinë përballë Delvinës! Dënohen 4 lojtarët dhe administratori i ekipit të Peqinit

16 Shkurt 2023, 18:48| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 19:43

  • Share

Shkumbini dënohet me humbjen e ndeshjes 3-0 kundër Delvinës për dhunën e ndodhur të dielën në Peqin. Po ashtu, u dënuan me 5 ndeshje pezullim 4 futbollistë, 2 të Shkumbinit dhe 2 të Delvinës që janë përfshirë në sherrin masiv. 

FSHF ka hapur hetim për administratorin e Shkumbinit, Hasbajrami i cili u përfshi në sherrin që solli ndërprerjen e ndeshjes në minutën 8. 
 

Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj jave ishte humbje e ndeshjes në tavolinë  nga Shkumbini për shkak të kaosit të krijuar në ndeshjen ndaj Delvinës në Kategorinë e Dytë.

Ndërkaq, disiplina vendos gjoba për skuadrat e Superiores si Vllaznia, Bylis e Erzeni për sjelljen e spektatorëve. Gjithashtu, janë pezulluar zyrtari i Erzenit, Durim Keçi, si dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska, të cilët urdhërohen që të mos lejohen në stadiume deri në përfundim të dënimit të tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?