Sherri mes të rinjve në një lokal pranë QSUT, përfundon me të shtëna me armë, shkak ngacmimi i një vajze

29 Prill 2023, 09:29| Përditesimi: 29 Prill 2023, 11:49

  • Share

TIRANË- Një konflikt mes disa personave i cili përfundoi me përdorimin e armëve ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit pranë një lokali në QSUT.

Një grup të rinjsh janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa njëri ka qëlluar në ajër me pistoletë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Nga sa bëjnë me dije burimet për Report Tv, sherri nisi për ngacmimin e një vajze.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?