Foto ilustruese

Sherri mes të rinjve në Lazarat, plagoset me thikë 21-vjeçari

25 Dhjetor 2020, 18:03| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:05

  • Share

Një 25-vjeçar në Lazarat është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka goditur me thikë një 21-vjeçar. I plagosur E.M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari A. S  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lagjen "Kordhocë", fshati Lazarat, ka goditur me thikë 21-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?