Sherri mes Ibrahimovic dhe Lukakut, pezullohen me nga një ndeshje

29 Janar 2021, 22:52| Përditesimi: 29 Janar 2021, 22:53

  • Share

Pas përplasjes që patën sulmuesi Zlatan Ibrahimovic me Romelu Lukakun gjatë derbit Inter-Milan, ka ardhur dënimi që ata do të marrin.

Ata janë pezulluar me nga një ndeshje. Të dy lojtarët mund të dënohen sërish nëse Federata Italiane e futbollit do t’i fillojë hetimet për të përcaktuar nëse është përdorur ndonjë gjuhë diskriminuese.

Sipas Sky Sports Italia, IFF po pret një raport të gjyqtarëve përpara se të vendosë nëse duhet ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Konflikti mes Ibras dhe Lukakut ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Milan e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë e cila është kapur nga kamera të ndodhura aty dhe leximi i buzëve nuk tradhton.

Ibra ndesh shikimin e belgut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe më pas i thotë: “Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja të voodoo të mu**t, gomar i vogël”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?