Viktima Armend Xhika dhe vendi ku u qëllua me thikë

Sherri me thika që i mori jetën shqiptarit në Angli, një 24-vjeçar akuzohet për vrasjen, e përfshirë dhe një vajzë

19 Qershor 2022, 18:47| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 18:59

  • Share

Në 13 maj, një sherr me thika përgjaku rrugën "Earl Marshal" në Sheffield të Britanisë së Madhe, ku i  mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika.

Së fundmi, raportohet se një person është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e të riut shqiptar. 22-vjeçari shqiptar u plagos në rrugën "Earl Marshal" në Burngreave dhe vdiq në spital.

Personi i arrstuar është 24-vjeçari  Luigi Antonaçi, nga Scoresby Street, Bradford, ai u arretua të premten si autor i dyushur i krimit të rëndë. Në pranga është vënë një vajzë 21-vjeçare e cila  dyshohet se ka lidhje në vrasjen e të riut shqiptar në Sheffield, në maj të vitit të kaluar.

Pas marrjes në pyetje, e reja është lënë e lirë. Ndërsa Luigi Antonacci, nga Scoresby Street, Bradford është akuzuar për vrasje. Ai po qëndron në paraburgim dhe ditën e hënë do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Sheffield.

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?