Paratë dhe municionet e sekuestruara

Sherri me leva në Përmet/ Në pranga autori, rrahu 3 persona! Arrestohet edhe miku që e ndihmoi të arratisej, i biri 25-vjeçar në kërkim

29 Tetor 2022, 13:47| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 13:54

  • Share

Përmet - Një konflikt me sende të forta ka çuar në pranga autorin e dyshuar të identifikuar si K.N., 48 vjeç, ndërsa i biri J.N., 25 vjeç është shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, të dy kanë goditur me leva 3 persona të identifikuar me incialet Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., të cilëve iu kanë shkaktuar dëme të rënda.

Në pranga ka rënë dhe një tjetër, Gj. B., 45 vjeç i cili ndihmoi autorin e dyshuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Babë e bir, të dy banues në Përmet, akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?