'Na ke hequr 10 ditë pune, a jemi një m*t komision ligjesh apo çfarë jemi...' Deputetët e Berishës vijojnë skenarin e kaosit! I bien tavolinave e zhurmë tek kryesia

31 Tetor 2023, 12:18| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 13:13

  • Share

Sherri i seancës së djeshme në kuvend transferohet në Komisionin e Ligjeve.

Deputetet e Rithemelimit të cilët mbështesin Sali Berishën në hetim nga SPAK për korrupsion nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani vijojnë skenarin e kaosit me qëllim pengimin e zhvillimit normal të punimeve në Kuvend. Këtë herë aksioni i tyre u zhvendos në komisionin e Ligjeve që u mblodh sot paradite për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale

Mbështetësit e Sali Berishës, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati akuzuan kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e 23 deputetëve të Rithemelimit pas kaosit të shkaktuar në seancën e 19 tetorit. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Nga ana e saj Klotilda Bushka nuk i lejonte të flsite dhe u tha deputetëve të opozitës se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën.

Në këtë moment ka ndërhyrë Bledion Nallbati i cili dje në seancë goditi me grusht deputetin socialist por Bushka nu kia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Pjesë nga debati

Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’

 Saimir Korreshi: Është për procedurë, ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka: Ndërpritet fjala. Nuk e ke për procedurë, Hajde në mbledhjen e sekretariatit të etikës 

Saimri Korreshi: Kur më thirrët? Nuk ma ndërpret fjalën. Ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka “Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes, gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë

Klotilda Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.

Mbledhja u ndërpre për 5 minuta pushim dhe u mendua se do të vijonte normalisht por deputetët e Rithemelimit vijuan zhurmën dheu përpoqën që seanca të mos vijonte normalisht

Gazment Bardhi: Ti do mbash përgjegjësi për shkeljen e rregullores që ke bërë me urdhër të Ramës, si sekretare etike. Jo nuk vazhdon Muça fare

Muçaj: Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Unë mbaroj punën time e ju vazhdoni punën tuaj. Mund ta bëni pas nesh

Klotidla Bushka: Vazhdoni se kolegët e dinë shumë mirë se në fillim janë të ftuarit.

Gazment Bardhi: Jo, kemi ne prioritet jo ju! Ik te Rama dhe bëji atje iniciativat ligjore

Bledjon Nallbati: Kam kërkuar fjalën unë!

Nallbati dhe deputetët e Rithemelimit i bien tavolinave duke bërë zhurmë. 

Klotilda Bushka megjithë përplasjet e tavolinave hodhi në votim pr/ligjin  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”

Ora 12:31
'Na keni hequr 10 ditë punë.. A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi?' Korreshi përplaset me Klotilda Bushkën

Deputetet e Rithemelimit në Komisionin e Ligjeve kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit paraditen e sotme.

Pjesë nga debati i Saimir Korreshit dhe Klotilda Bushkës.

Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’

 Saimir Korreshi: Është për procedurë, ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka: Ndërpritet fjala. Nuk e ke për procedurë, Hajde në mbledhjen e sekretariatit të etikës 

Saimri Korreshi: Kur më thirrët? Nuk ma ndërpret fjalën. Ke shkelur ligjin

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 31/10/2023 13:49

    plehrat kush i duron cdo dite me keto budallalleqe, na e shpifen gjoja luftojn per demokracine ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/10/2023 12:49

    U ngjallë diktura e gjakpirësve

    Përgjigju
    • A...Zh: 31/10/2023 13:55

      Arberi, perpiqu te besh ndonje pune, te ndihmon ne permiresimin e shendetit mendor sidomos.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?