Foto ilustruese

Sherr shqiptarësh në Greqi, 3 burra rrahin keq punëtorin 54-vjeçar: Lërë të vdesë aty

21 Qershor 2022, 19:34| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 19:36

  • Share

Një punëtor ndërtimi shqiptar, 54 vjeç, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë në Greqi pasi është rrahur keq nga 3 bashkëatdhetarë të tij.  Ata punonin bashkë si ndërtues në një kompani private dhe konkretisht në një hotel në Kolimbia, duke mbuluar dyshemetë me pllaka.

I dhunuari kishte pasur një problem personal me njërin prej të akuzuarve për dhunë.  Ka pasur një sherr verbal dhe dyshohet se viktima e ka kërcënuar duke i thënë: “nëse merr telefon diku nuk do të dalësh i gjallë” dhe e ka ofenduar.

Të nesërmen, të pandehurit kanë shkuar në mëngjes si zakonisht në mëngjes, por me rroba jo pune, dhe kanë sulmuar hotelin ku punonte viktima, duke mbajtur shkopinj me gozhdë, paleta të thyera dhe duke bërtitur në shqip se do ta vrisnin.

Në atë moment 54-vjeçari ka qenë i vetëm kundër të treve dhe nuk ka pasur kohë për të reaguar. Nga dhuna ai ra pa ndjenja në dysheme në një pellg gjaku. Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij, e kanë vërejtur rrëmujën dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ai punonte, ndërsa i akuzuari është larguar duke thënë “le të vdesë”. Më pas, dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë. Ai u diagnostikua me "dëmtim të kokës, gjakderdhje dhe lëndime të tjera të paspecifikuara në kokë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?