Sherr për vijën e ujit, vritet me sende të forta 60-vjeçari në Gjirokastër

17 Qershor 2020, 21:19| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 22:51

  • Share

Konflikti për një vijë uji i ka marrë jetën një 60-vjeçari nga Gjirokastra. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 qershor) në fshatin Labovë dhe sipas informacioneve të para viktimë e konfliktit ka mbetur shtetasi i identifikuar si K. Xhavara.

Mësohet se 60-vjeçari është qëlluar me sende të forta nga Janaq Koleta 67 vjeç, i cili fillimisht u largua, por më pas u arrestua nga policia.

Xhavara u dërgua në spitalin e Gjirokastrës pa shenja jetë dhe pas verifikimeve rezultoi se ai ishte vrarë pas konfliktit që kishte me 77-vjeçarin.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • U tha u be: 17/06/2020 23:18

    Gazetar I nderuar sa vjeç eshte ai qe e qelloi 67 apo 77 , nuk te falen keto gabime me 2 rreshta shkrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?