Lokali ku ndodhi sherri dhe viktima

Greqi/ Sherr për vajzë në një lokal, katër shqiptarë rrahin për vdekje 42-vjeçarin grek

26 Qershor 2022, 18:53| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 19:06

  • Share

Katër shqiptarë kanë shkaktuar vdekjen e një 42-vjeçari në Greqi pasi e goditën me dorezë metalike. Ngjarja ndodhi në një lokal në ‘Sante Rock Bar’ që ndodhet në sheshin e Rafinës.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, greku i identifikuar si Dimitris Skordas ishte në lokal me të dashurën. Në një moment shkoi në tualet dhe e ngacmuan 4 shqiptarët. Kur u kthye në tavolinën e tij, mësoi nga e dashura se e kishin ngacmuar dhe nisi konflikti.

Ata e ngritën nga tavolina dhe e nxorën duke e tërhequr zvarrë nga lokali. Kur dolën jashtë, e goditën me dorezë metalike duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ndonëse u dërgua në spital për trajtim mjekësor, nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë.

Shqiptarët njihen si problematikë në zonë, shkruajnë mediat greke.

Një tjetër version i ngjarjes është se konflikti nisi gjysmë ore pasi e dashura e Dimitris u largua nga lokali. Ai shkoi në tualet, nisi të fliste me një vajzë që ishte e shoqëruar nga shqiptarët. Ndonëse nuk pati asgjë më shumë se bisedë, shqiptarët i kërkuan të largohej nga lokali. Dimitris zgjodhi të mos debatonte dhe u largua, por nuk shpëtoi nga dhuna.

Më pas e ndoqën dhe e dhunuan duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë ka nisur puna e policisë greke për të identifikuar dhe kapur autorët.

Komento

Komente

  • Ana e malit: 26/06/2022 22:54

    Po kta ja kan fut vedit se nuk dalin te gjalle nga burgu atje greket ne burg i vrasin nja e ka nja me kacavida sic kan ba me shqiptart e tjere.Greku nuk e kapi me zor femna munet me ja dhan pergjigjen vete mashkullit ai komplimente do ti ket ba!

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/06/2022 22:52

    Të vdesin në burgë robqirat,këta nuk meritojnë të quhen Shqiptarë.

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/06/2022 21:03

    Ky eshte shkaku qe ne sna pranojn ne Evrop!!jemi te pakultur dhe vk

    Përgjigju
    • @Jimmy: 26/06/2022 22:50

      Eshte e vertete dhe per Europe dhe per ketu qe nuk behet… nuk jemi te gjithe se ka dhe shume te mire… poooor ne pakice…. Dhe shumica e jep fytyren e nje vendi

  • Bim: 26/06/2022 20:22

    Si kafshët, kur jane grup behen te forte, tek e tek jane si pula, ne burg përjetë duhet te qëndrojnë

    Përgjigju
  • goni: 26/06/2022 20:03

    EDHE DHI E ZGJEBOSUR EDHE BISHTIN PERPJETE.....

    Përgjigju
  • Bexhet: 26/06/2022 19:30

    Keta jane shqiptaret qe duam neper bote. Keta na nderojne me aktet e tyre heroike e na bejne te ndihemi krenar. Edhe pastaj habitemi e indinjohemi kur na trajtojne keq. Vdekje fashizmit. Liri popullit.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 26/06/2022 19:13

    Nuk masakrohet tjetri per nje cope femer. Jemi kafshe dhe pike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?