Foto ilustruese

Sherr për shezlongët në Shkodër, 64-vjeçari dhunohet nga 3 të rinj! Goditet me sende të forta dhe i dëmtojnë makinën

1 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 12:00

  • Share

Një sherr i nisur për disa shezlongë në Shkodër ka përfunduar në dhunë fizike, ku 3 të rinj, njëri prej të cilëve është nën hetim dhe dy të tjerët në kërkim kanë ushtruar dhunë ndaj një 64-vjecar.

Sherri i nisur për disa shezlongë ka përfunduar në dhunë fizike mes një 64-vjecari dhe tre të rinjve në Shkoder.

Njoftohet se tre të rinj u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur 64-vjeçarin me inicilae  S. H, banues në Shkodër, të cilin  e kanë goditur me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh dhe për vendosjen e shezlongëve.

Për pasojë policia ka shpallur në kërkim dy  27-vjeçarët Seadet Myftijan dhe Zabit Mehmedajn, pasi ushtruan dhunë ndaj 64-vjecarit, ndërsa nën hetim u vu  31-vjeçarin me iniciale D.T.

Teksa vijon puna për kapjen e dy të rinjve në kërkim, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/06/2023 02:09

    Sezoni s'ka filluar mire,keta filluan nga zenkat per sip.rere,cadra e sezhlonge! Shpresojme te mos kete te vrare! Po te isha une ne vend te min.te turizmit,apo te bashkiakut,do t'ua kisha hequr menjehere te drejten e perdorimit te plazhit te dyja paleve per te gjithe sezonin e ketij viti,pa te drejte apeli.Vetem keshtu vene mend keta injorante.

    Përgjigju
  • alfred: 01/06/2023 22:39

    Ore do hiqni dorë nga shezlonget se mbetën duke u rrahur dhe duke u vrarë njerëzit në Shkoder një turp i madh , një babzitje e pashembullt ,lërini plazhet të lirë pa asnjë karrige ose shumë shumë pak me shezlogje , a jeni në vehte për karrike humbin jetë njerëzish,duke krijuar konflikte të kota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?