Sherr për pronën në Lezhë, plagoset 1 person! Policia shoqëron autorin

1 Shkurt, 14:17| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:18

  • Share

Një person mbeti i plagosur, pasi një sherri për pronën mes dy bashkëfshatarëve në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta te së enjtes ne fshatin Zejmen, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Gjon Kola.

Ai u godi me një mjet prerës në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi ne komisarit autorin shtetasin Hil Plepi, banues në fshatin Zejmen. Ai po merret ne pyetje rreth konfliktit, i cili ndodhi për motive pronësie.

Kjo është ngjarja e dytë e kesaj natyre që ndodh në harkun kohor të 10 ditëve në Lezhë, pasi dhe javën që lamë pas u plagosen dy persona me sende te forta, pas një konflikti pronësie ne fshatin Ungrej.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 01/02/2024 16:19

    Ne cdo ngjarje qe ndodh ne vendin e qelbesirave me shkon mendja tek i ashtuquajturi shtet qe vetem me shtetin asnje gje te perbashket nuk ka.Po te kishte shtet te vertete nuk do vriteshin per gardhe ne kete menyre!Dhe keshtu do shkoje ky vend per nja 200 vjete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?