Foto ilustruese

Sherr për pronat në Skrapar! Tentoi të vriste bashkëfshatarin me armë zjarri, arrestohet autori (Emri)

2 Korrik 2022, 10:57| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 11:01

  • Share

Avdyl Hoxha është arrestuar nga policia e Skraparit pasi tentoi të vriste bashkëfshatarin e tij. Ai së bashku me shtetasin Q. Sh., u konfliktuan për motive pronësie dhe Hoxha tentoi ta qëllonte me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Leshnjë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?