Foto ilustruese

Sherr për pronat në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari! Tentoi të vriste fqinjin duke e goditur me makinë dhe levë (Emrat)

18 Maj 2023, 09:46| Përditesimi: 18 Maj 2023, 09:53

  • Share

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vjeçari i identifikuar si Gentian Myrta, banues në fshatin Shushicë, i cili goditi me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij.

Ai u kap në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për t'u larguar nga vendi ynë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme, kur Myrta ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, Hamit Mehmetaj, 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?