Foto ilustruese

Sherr për prona në Prizren, xhaxhai kërcënoi nipat e tij se do i vrasë! I gjenden armë dhe municione në banesë

16 Maj 2023, 09:33| Përditesimi: 16 Maj 2023, 09:47

  • Share

Katër persona kanë njoftuar policinë e Prizrenit se janë kanosur me armë zjarri nga xhaxhai i tyre, pas një konflikti për prona.

Një konflikt për çështje pronësie mes xhaxhait dhe katër nipave, ka çuar në kërcënim me armë zjarri.

Katër persona kanë lajmëruar policinë se xhaxhai i tyre i ka kërcënuar me armë se do i vrasë.

Menjëherë policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?