Foto ilustruese

Sherr për pazaret e prishura të drogës, plagosen 2 të rinj, në kërkim 3 autorët në Berat (emrat)

21 Prill 2022, 09:54| Përditesimi: 21 Prill 2022, 09:58

  • Share

BERAT- Tre të rinj janë vënë në kërkim nga policia, pasi kanë plagosur me thikë 2 persona. Prishja e pazareve të drogës është shkaku i konfliktit që agravoi, në lagjen “13 Shtatori”.

Ervis Nazeri, Famenio dhe Flavio Qama, janë tre të shpallurit në kërkim, emra jo pak të njohur për policinë në vend, pasi njihen si një “grup problematik”.

Të plagosurit janë David dhe Thans Gjika. Ata po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?