Sherr për pastrimin e urës, babë e bir dhunojnë administratorin e Lazaratit

28 Gusht 2020, 12:34| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 12:47

  • Share

Një konflikt për pastrimin e urës së Lazaratit ka përfunduar me dhunimin e administratorit të kësaj njësie në bashkinë e Gjirokastrës.

Sipas policisë, Islam Buzheri dhe Rediar Buzheri, babë dhe bir, pas sherrit goditën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit administratorin e Njësisë Administrative Lazarat Muharrem Basha.

I ati me djalin kishin hedhur inerte poshtë urës, ndërsa kishte zaptuar edhe një pjesë të tokës. Babë e bir janë shpallur në kërkim pas ngjarjes. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Pushtimi i tokës".

Komento

Komente

  • Tosi: 28/08/2020 14:36

    Keta horra duhet te jene pjese e bandes se Flamur Herman Geringut qe drejtonte trafikun e droges kur ishte president i Republikes se Lazaratit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?