Foto ilustruese

Sherr për çështje pronësie në Mat, 54-vjeçarja goditet me sende të forta, arrestohet 1 person

29 Qershor 2022, 13:47| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 13:49

  • Share

Një 42-vjeçar me iniciale D. Xh., nga fshati Zenisht i Matit ka rënë në pranga, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup një 54-vjerçareje me iniciale N. Sh.

54-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasen N. Sh., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.", njofton Policia

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?