Thika e sekuestruar

Sherr në Vlorë, arrestohet 49-vjeçar, plagosi me thikë 55-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta

20 Maj 2023, 19:59| Përditesimi: 20 Maj 2023, 20:02

  • Share

VLORË – Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar prej një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Novoselë ku u palagos me thikë 55-vjecari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

|Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga policia u bë sekuestrimi  i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?