Koteci i pulava i ndërtuar pa leje nga 81-vjeçarja

Kulmi në Vlorë/ Flet 81-vjeçarja që përfundon në gjyq për një kotec pulash pa leje: Erdhi policia dhe më mori me forcë

15 Shtator 2022, 11:11| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 15:49

  • Share

Lefkotheia Karasa, 81 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtim pa leje. Ajo jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe, ndërsa djemtë janë në emigracion. Para dy vitesh, tregon ajo, shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares Lefkotheia Karasa dhe aktualisht çështja është në proces gjyqësor në gjykatën e Vlorës. Referuar kodit penal, "Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet" dënohet me gjobë ose 1 vit burgim.

1663234641_WATERMARKREPORTtv.00433524.Still007.jpg

Koteci i pulava i ndërtuar pa leje nga 81-vjeçarja

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 16/09/2022 12:29

    Qe policia e ka mar me forc eshte shum gabim,por sa i perket shoqerimit eshte brenda ligjit. Policia ka mar denoncimin dhe eshte e detyruar ta zbatoi edhe denoncuesi do zgjidhjen e problemit.

    Përgjigju
  • Artan: 16/09/2022 10:18

    O komentusa po sikur nje kotec pulash ta bente komshiu juaj, e ku era te kundermonte gjithe shtepin tuaj, juve nuk do benit kallzim per ndertim pa leje?

    Përgjigju
  • Riku: 16/09/2022 08:00

    Dava leberish... cfare mbjellin te korrin... radhes tjeter me lart se ne dizetekatren 95% tja shtroni kumandarit...

    Përgjigju
  • Artan: 16/09/2022 00:49

    Tani është pak për të qeshur, por vetëm kotec që nuk është se kotec të tillë kaq luksoz për pulat zor se gjen, po e ka bërë tip shtese ta përdorë për gatim se zakonisht gatimet i bëjnë në oborr e justifikohet është kotec pulash...mos shëtisin gjë me benc mercedes këto pulat dhe bëjnë vezë floriri?! Plaka e shkretë ç'faj ka, se ia kanë bërë kalamajtë që do trashëgojnë shtëpinë...po hajt thuaj. Mirë është që shteti të merret me vilat e Lalzit dhe me ç'lekë janë bërë se me rrogat e shtetit vështirë të ndërtohen. Lekët ku i gjetën?

    Përgjigju
  • Turpi i ketij shteti: 15/09/2022 23:49

    Anje nuk thote qe te plaka vajti ve Nenkryetari i forte i Edi Rames, Afrim Qendro...me ceten e bazhibozkuve. Anje thote qe plakes i kan vajtur 7 here inspektoiate te ndryshme dhe pse e kan lene punimin dhe nuk e vazhdoj, Asnje nuk thote qe plaken diten e vitit te ri e moren zvare ne Polici, e shoqeojne e marin ne pyetje si eroriste. Asnje nuk thote qe sot edhe pse po tundet republika me mediat, pa avokatin e saj i vajti ne shtepi sherbi i policize per pastimin dhe i benin presion. Anje nuk flet. Sic nuk flet njeri qe per nje kotec apo stalle 2x1m tundet shtei dhe pe gradacelat, plazhet e zena ter vloren, per asnje m2 plazh publik ne vlore NUK felt njeri. Asnje

    Përgjigju
    • Alfred Balili: 16/09/2022 08:06

      Keni me se te drejte por per fat te keq 'trimat shqiptar' Kurt eshte puna te mbajne anen't e drejte mbrojne partine per parting Japin dhe Jeten

    • Dakord: 16/09/2022 08:01

      Ti e kupton por ben sikur nuk e kupton. Ky "koteci" eshte sebep per vrasje o njeri. Per kaq vriten shqiptaret zotrote. Te zotet e kotecit jane nga ata te fortet e vlores dhe kjo duket qarte se nuk mund te ndertosh as me leje pa ruajtur distancen 3m nga prona e tjetrit. Prandaj zotrote kush do guxonte te ndertonte pa leje plus pa respektuar pronen e tjetrit??? Kush??? Plaka e gjore thua ti????

  • Loni: 15/09/2022 21:09

    Ja paradoksi. Kush abuzon pak quhet hajdur e perndiqet e kush grabit shume eshte investitor????

    Përgjigju
  • Liku: 15/09/2022 18:37

    Gjykates shyqyr qe i doli pune se ishin pa pune. Nuk justifikonin rroge.

    Përgjigju
  • Gerti: 15/09/2022 14:07

    Ejani ne pilur te shihni binate pa leje te cipatve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?