Policia e Tiranës

Sherr në Tiranë, 2 persona bëjnë për spital një 34-vjeçar! Autorët në kërkim

11 Shkurt 2022, 13:12| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 13:13

  • Share

Një 34-vjeçar ka përfunduar në spital pasi 2 persona e kanë dhunuar, për arsye që ende nuk janë të zbardhura. Policia njofton se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

"U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.  

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?