Foto ilustruese

Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori

23 Prill, 21:32| Përditesimi: 23 Prill, 21:52

  • Share

Babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një sherri të ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kësaj të marte. 

"Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Pas ngjarjes është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, që është një 26 vjeçar banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?