Foto ilustruese

Sherr në Peshkopi, goditet punonjësi i policisë duke hyrë në banesën e tij! Efektivi qëlloi me armë zjarri për mbrojtje

11 Gusht 2022, 14:57| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 18:28

  • Share

PESHKOPI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen Kamen të Peshkopisë ku pas përfshirjes në një konflikt dy persona me iniciale D.S., dhe S.S., kanë goditur me sende të forta punonjësin e policisë, Medi Krosi, me detyrë Specialist Zone i cili në atë moment ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, ku punonjësi i policisë pasi u godit me sende të forta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 autorëve. Burimet bëjnë me dije se dy autorët janë fqinj me efektivin dhe mes tyre ka pasur një konflikt personal. 

Ende nuk dihet identiteti i autorëve ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në rrezik për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 11/08/2022 19:47

    Sherr per motive personals dhe perdor Armen e sherbimet per te zgjidh sherrin?te 3 me burg dhe polici te denohet me shum se ata te tjeret.policia QE duam plot me gomer esht

    Përgjigju
    • I njohuri: 12/08/2022 09:57

      Po te q trurin, te lejoje që ti hapin koken me leve dy drogaxhinj, spese ata e dijne se është punonjes policie dhe ka vende ku te ankohen. Por njerezit si ti è qojne pas këtë vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?