Komisariati i Policisë Sarandë

Sherr në një qendër interneti në Ksamil, 38-vjeçari plagos me thikë të miturin! Autori përdorues droge, policia e arreston në shtëpinë e xhaxhait (EMRI)

2 Janar 2022, 17:24| Përditesimi: 2 Janar 2022, 17:27

  • Share

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti pas një sherri për motive banale. Mësohet se 38-vjeçari Emiliano Buzaj ka goditur me thikë një 17-vjeçar me inicialet S.K., pas një konflikti çasti ndërsa pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

I riu ka marrë plagë në kofshë ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Rreth gjysmë ore pas ngjarjes policia e arrestoi Buzajn i cili ishte fshehur në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ksamil. Sakaq, burime për Report Tv nga policia e Ksamilit bëjnë me dije se 38-vjeçari është përdorues i drogërave të forta. 3

8-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?