Foto ilustruese

Sherr në një lokal në Malësi të Madhe, në pranga 7 persona

19 Prill 2023, 11:17| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:43

  • Share

MALËSI E MADHE- Një sherr për motive banale është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një lokal kyu ishin të përfshirë 7 persona. Për pasojë u arrestuan, Fatmir  Mema, Merikled  Mema, Lirim  Mema, Lavdrim  Mema, Agron  Bajrakurtaj, Jurlind  Bajrakurtaj dhe Durim Bajrakurtaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?