Foto ilustruese

Kronikë

Sherr në një lokal në Lushnje, arrestohet pronari! Plagosi me thikë 41-vjeçarin, në pranga edhe një tjetër, nuk njoftoi policinë

13 Tetor 2021, 12:12| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 12:15

  • Share

LUSHNJE- Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të zhvilluar në brendësi të një lokali në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Agron Dervishi në lagjen “20 Tetori” i cili edhe ka qëlluar me thikë 41-vjeçarin G.D, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë pasi morën informacionin se një njeri i plagosur mbërriti në spitalin e Lushnjës,

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Agron Dervishit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.

Përveç Agron Dervishit policia ka arrestuar edhe Arjan Tabaku i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarje dhe nuk ka kallëzuar.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta"  Agron Dervishi ., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?