Foto ilustruese

Sherr në një fast-food në Lushnjë, kamarieri goditet me thikë nga një 66-vjeçar

27 Dhjetor 2022, 13:50| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:03

  • Share

LUSHNJË- Një 66-veçar, Agim Cili është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti të çastit në një fast-food, teksa ishte i dehur ka goditur me thikë kamarierin 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të ditës së sotme, në ambientet fast food-it në lagjen "Xhevdet Nepravishta" të qytetit. Gjatë një sherri  për motive të dobëta me kamarierin, 66-vjeçari duke qenë dhe në gjendje të dehur e ka goditur me thikë të riun.

22-vjeçari, i cili mbeti i plagosur po merr aktualisht mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa autori ka rënë tashmë në prangat e policisë.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes/

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?