Foto ilustruese

Krim në një familje në Kosovë/ Djali vret me thikë babain, vëllai binjak e godet për vdekje

27 Maj 2022, 10:07| Përditesimi: 27 Maj 2022, 10:18

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Mitrovicës, Kosovë, ku mbetën të vdekur 2 persona të një familjeje. Djali ka sulmuar me thikë babain e tij duke e plagosur rëndë. Në ndihmë të babait ka shkuar djali tjetër i familjes duke vrarë vëllain binjak.

Ndërsa babai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje në familje. Vëllezërit binjakë janë identifikuar si U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më 1993. Babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë është avokati Millan Bigoviq.

Në përditësim...

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?